Ardiana Gashi

Ardiana Gashi është profesoreshë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht ligjëron lëndët: Ekonomiksi i Punës, Ekonomiksi Gjinor, Ekonometri dhe Statistikë. Për shumë vite ka realizuar hulumtime në tregun e punës në Kosovë dhe ka kontribuar në hartimin dhe vlerësimin e politikave publike të Qeverisë së Kosovës, duke përfshi politikat publike për punësim, arsim dhe barazi gjinore.