Podcast

Podcast Posts

Nga shtëpitë-shkolla te akademia – rrugëtimi profesional i Teuta Abrashit

Në episodin e radhës të UPpodcast, i kushtohemi rrugëtimit profesional të profesoreshës Teuta Abrashi, Doktore e Shkencave Filologjike, me rastin e pensionimit të saj. Duke ndjekur një histori që nis në Gjermani dhe zhvillohet ndër vite sfiduese për arsimin në Kosovë, episodi sjell reflektime mbi përvojën e saj akademike, sfidat e viteve ’90, rolin në themelimin...

UPpodcast:  Narrativat dezinformuese jo-perëndimore në Kosovë

Në episodin e fundit të serisë së tretë të UPpodcast, analizojmë narrativat dezinformuese jo-perëndimore në Kosovë, duke shqyrtuar kontekstin e narrativave dezinformuese, narrativat kryesore ruso-serbe për Kosovën dhe mënyrën se si këto narrativa përhapen në hapësirën mediatike dhe digjitale.  Diskutimi moderohet nga Dr. Festim Rizanaj, i cili bashkëbisedon me Prof. Ass. Alban Zeneli nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin...

UPpodcast: Personalitetet publike dhe përgjegjësia ndaj komunitetit

Në këtë episod special të UPpodcast, Egzona Berisha, studente në Departamentin e Gazetarisë, diskuton me artisten Doruntina Shala – Tayna, rreth përgjegjësisë së personaliteteve publike ndaj komunitetit dhe të mirës së përgjithshme.  Shala, përmes fondacionit të saj “Tayna Foundation”, ka dhuruar donacion në vlerë prej 25 mijë euro për krijimin e Laboratorit të “Gazetarisë Mobile & UP...

UPpodcast: Gazetaria përballë biznesit dhe politikës

Në episodin e V-të të UPpodcast ju ftojmë të dëgjoni diskutimin rreth temës “Gazetaria përballë biznesit dhe politikës”, një tematikë shumë e rëndësishme dhe aktuale. Mysafir i këtij episodi është profesori Bajram Kosumi, i cili së bashku me profesorin Gëzim Qerimi, ndajnë perspektivat e tyre dhe diskutojnë rreth sfidave të medieve përballë politikës.  Ky episod realizohet...

UPpodcast: Inteligjenca artificiale dhe çrregullimi informativ

Në episodin e IV-të të UPpodcast do të trajtojmë një temë shumë të rëndësishme dhe aktuale, zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në çrregullimin informativ.  Në këtë epokë të informacionit, inteligjenca artificiale po ofron mundësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e jetës sonë, por gjithashtu sjell edhe sfida dhe rreziqe të reja.  Mysafir i këtij episodi...

UPpodcast: Shkathtësitë e edukimit medial si mjete kundër çrregullimit informativ

Në episodin e tretë të serisë së tretë të UPpodcast, profesorët Muhamet Jahiri dhe Faton Ismajli diskutojnë për "Edukimin medial".  Profesorët flasin për rëndësinë e tij në zhvillimin e mendimit kritik, luftën kundër çrregullimit informativ, analizën e burimeve të informacionit dhe aftësinë e nxënësve për të dalluar faktet nga opinionet. Ky episod realizohet nga Departamenti i...

UPpodcast – Lufta hibride në epokën digjitale

Në episodin e dytë të UPpodcast, do të diskutohet një temë shumë aktuale dhe me rëndësi të madhe për shoqërinë bashkëkohore – lufta hibride. Një fenomen që ka ndryshuar mënyrën se si shtetet, aktorët joqeveritarë dhe individët veprojnë në arenën globale, lufta hibride kombinon metoda tradicionale dhe jo-tradicionale për të ndikuar dhe për të sfiduar...

Sfidat e Universitetit të Prishtinës në transformimin digjital

  Të dashur dëgjues, Në serinë e tretë të episodeve të UPpodcast do të diskutohet për rritjen e ndërgjegjësimit në arsimin e lartë për çrregullimin informativ në epokën digjitale. Në këtë kontekts, sot do të trajtohen sfidat që i ka Universiteti i Prishtinës, në fushën e komunikimit dhe transformimit digjital.  Ky episod i UPpodcast realizohet nga Departamenti i...

Zbulimi i gjuhës së urrejtjes

Ju ftojmë të dëgjoni podcast-in "Zbulimi i gjuhës së urrejtjes", me të ftuarin Valon A. Syla. Projekti që synon të zbulojë ndikimin e gjuhës së urrejtës ndaj gazetarëve në Evropën Juglindore financohet nga Fondacioni Friedrich Naumann dhe mbikëqyret shkencërisht nga Laboratori i Gazetarisë së Paqes në Universitetin Aristotele të Selanikut, Greqi. Universiteti i Prishtinës, përmes Departamentit...

Verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj lidhur me këtë dukuri

Temë e episodit të radhës së UP Podcast është verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj me këtë dukuri. Studentja në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Bleona Thaçi, së bashku me kolegët e saj gazetarë Fatjona Rudin dhe Etrit Rexhepin, flasin rreth mënyrës dhe rëndësisë për verifikim të lajmeve...