UPpodcast: Inteligjenca artificiale dhe çrregullimi informativ
Në episodin e IV-të të UPpodcast do të trajtojmë një temë shumë të rëndësishme dhe aktuale, zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në çrregullimin informativ.
Në këtë epokë të informacionit, inteligjenca artificiale po ofron mundësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e jetës sonë, por gjithashtu sjell edhe sfida dhe rreziqe të reja.
Mysafir i këtij episodi është profesori Blerim Rexha, i cili së bashku me asistentin Dren Gërguri, do të ndajnë njohuritë dhe perspektivat e tyre mbi këtë temë.
Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Ju ftojmë ta dëgjoni.
LEAVE A COMMENT