Rreth nesh

The perfect choice for your next project

Karriera është një rrugëtim. NiseEja tani në UP.

.

VIZIONI YNË

Universiteti i Prishtinës është një institucion i arsimit të lartë, i njohur globalisht për profesionalizëm, integritet, mësimdhënie cilësore dhe hulumtim. Në harmonizim me nevojat e ekonomisë dhe të tregut, do të vendosë dhe mirëmbajë standarde të cilësisë, duke përkrahur mobilitetin dhe zhvillimin e karrierave akademike për personelin dhe studentët, duke e rritur numrin e partnerëve dhe duke iu bashkuar rrjetit të edukimit të lartë evropian.

MISIONI YNË

Misioni i UP-së bazohet në zhvillimin akademik, hulumtimet shkencore, artistike dhe sigurimin e arsimit të lartë përmes programeve me interes strategjik dhe zhvillimor të Republikës së Kosovës. Universiteti mundëson mobilitetin e programeve, studentëve dhe stafit akademik në vazhdimësi, me qëllim të arritjes së nivelit ndërkombëtar dhe konkurrencës në treg.
0
+
Student aktiv
0
Staf akademik
0
Vite
0
Fakultete

Kush jemi ne

UP Insights është platforma që afron kërkimin shkencor me komunitetin e gjerë. Një dritare komunikimi e stafit akademik, hulumtuesve, zyrtarëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës për t’ia shfaqur audiencës zhvillimet e fundit në shkencë, art, letërsi, sport, biznes dhe fusha të tjera, në një format praktik dhe kompakt. Perspektiva akademike nga kërkuesit tanë shkencorë i ofrohet një audience të gjerë për ta kultivuar të menduarit, për të hapur debat, për t’i kontribuuar pasurimit të diskutimit publik dhe përparimit shoqëror.