Top drejtimet më të kërkuara në UP

Top drejtimet më të kërkuara në UP

Fatbardha Vitia, studente në Departamentin e Gazetarisë

Vendimi se çka do të studiojmë nuk është asnjëherë i lehtë. Për të rinjtë, Universiteti i Prishtinës ofron një serë programesh studimore. Në këtë artikull, ju do të informoheni më shumë për pesë drejtimet më të kërkuara në UP në vitet e fundit, si dhe perspektiven e secilit prej tyre.

Duke studiuar në njërin nga qindra programet që UP-ja ofron, juve ju ofrohet mundësia që të studioni dhe të punoni në fushën të cilën ju e keni pasion dhe mezi prisni të kontribuoni në të ardhmen.

Sipas zyrës së shërbimit për studentë në UP, në gjysmë dekadën e fundit, top programet me më së shumti aplikantë janë:

  • Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji, Fakulteti i Mjekësisë
  • Gjuhët e huaja, Fakulteti i Filologjisë
  • Psikologji, Fakulteti Filozofik
  • Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
  • Shkenca Kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore
  • Arkitekturë, Fakulteti i Arkitekturës

Programet e Fakultetit të Mjekësisë

Programet “Mjekësi e Përgjithshme” dhe “Stomatologji” vërshohën nga një numër i madh i aplikuesve në kohën e pranimit të studentëve të rinj. Në këto programe janë përgatitur mjekët të cilët i shërbejnë shëndetësisë kosovare dhe jo vetëm.

Përmes studimeve në këto programe, të rinjtë krijojnë shkathtësi dhe përformancë klinike dhe laboratorike, zhvillojnë kapacitetet hulumtuese, përfitojnë nga metodat interaktive të mësimdhënie. Duke studiuar në këto programe, ti mund të bësh ndryshime në jetën e secilit. Përkundër faktit që këto profesione të sfidojnë intelektualisht dhe praktikisht, ndikimi i juaj në shoqëri është I jashtëzakonshëm. Për të kuptuar më shumë rreth këtyre programeve, shfleto uebfaqen e fakultetit.

Gjuhët e huaja

Programet “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” dhe “Gjuhë dhe letërsi Gjermane”, janë në mesin e programeve më të kërkuara në UP, në pesë vitet e fundit. Jo më kot thuhet që gjuhët hapin dritaren e një kulture tjetër. Duke studiuar gjuhën angleze apo gjermane në UP, ti mëson rreth kulturës dhe historisë së kombeve dhe zgjeron njohuritë por edhe rrethin tënd social. Përveç kësaj, ju keni rastin t’i studioni këto gjuhë në universitetin më të madh në vend. Për të kuptuar më tepër, shfleto uebfaqen e fakultetit për këto dhe programet e tjera studimore që i ofron.

Programi Psikologji

Programi “Psikologji” në kuadër të Fakultetit Filozofik, në pesë vjetët e fundit, është në mesin e programeve më konkurrencën më të lartë. I krahasueshëm me programet e universiteteve prestigjioze evropiane, ky program i dedikohet rritjes së cilësisë së hulumtimit shkencor, bashkëpunimit me institucione dhe organizata të ndryshme në vend, si dhe adaptimin për përshtatje në kohë të duhur ndaj sfidave të ndryshme me të cilat përballet shoqëria. Të studiosh për psikologji, nënkupton ngritjen e aftësive të nevojshme për eksplorimin e kompleksitetit të mendjes dhe sjelljeve të njeriut, përmes të cilave zhvilloheni personalisht dhe ngritëni në karrierë. Për më tepër rreth këtij programi, shfleto uebfaqen zyrtare të fakultetit.

Inxhineri Kompjuterike dhe Softuerike, si dhe Shkenca Kompjuterike

Të orientuar nga aspekti inxhinierik, apo ai shkencor, ju keni mundësinë të aftësoheni në njërin nga dy programet që ofron UP-ja për kompjuterikë, e që janë programi Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe “Shkenca Kompjuterike” në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.

Të studiosh për shkenca kompjuterike apo inxhinieri kompjuterike nënkupton të mësosh rreth problematikave që hasen kudo dhe çdo ditë. Duke studiuar në këto programe, ti ofron zgjidhje për probleme sfiduese dhe komplekse, duke përfituar në të njëjtën kohë nga benefitet e shumta që ofron karriera në këto drejtime. Për këto drejtime, kliko ueb faqet specifike të fakulteteve dhe informohu më tepër:

Arkitekturë

Në mesin e programeve më konkurrencën më të lartë është edhe ai i arkitekturës në kuadër të Fakultetit të Arkitekturës. Ky program ka për qëllim qëndrueshmërinë urb-arkitektonike si urbanizëm dhe planifikim hapësinor, projektim, trashëgimi kulturore dhe teknologji të aplikuar në arkitekturë. Arkitektura ofron një përzierje të kreativitetit me ekspertizën kreative dhe impaktin shoqëror. Të rinjve ju ofron mundësinë të ndryshojnë dhe ndërtojnë mjedisin, të krijojnë hapësira të reja inspiruese dhe të kontribuojnë në mirëqenien e individëve dhe komunitetit. Nëse këto janë në mesin e dëshirave tua, atëherë shfleto faqen e fakultetit dhe informohu tani.

Përveç programeve të listuara më lartë, e që janë programet me konkurrencën më të lartë në pesë vitet e fundit, e që pritet të jenë edhe këtë vit, në vitin 2024, ju mund të shqyrtoni edhe programet e reja për studim, të tilla si: Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore, Dizajn Inxhinierik dhe Automjete apo Biologji Molekulare. Mundësitë që ofron UP-ja për ju janë të panumërta. Informohu më tepër në uni-pr.edu.

LEAVE A COMMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *